Itali, pa pasaportë vaksinimi s’ka restorante dhe kafe. Mësuesit nuk do marrin rrogat

06/08/2021 14:38

Italia e ka bërë të detyrueshme pasaportën e vaksinimit, dhe kjo përfshin mësuesit, por po ashtu edhe të gjithë ata që përdorin transportin publik të brendshëm , qoftë atë në trena, ajror dhe detar.

Pasaporta e vaksinimit është një shtesë e certifikatës dixhitale të Covid të BE -së, dhe tashmë do të kërkohet nga e Premtja për të hyrë në kinema, muze dhe në ambiente e brendshme sportive të brendshme, madje edhe për të ngrënë në restorante.

Dokumenti dëshmon se personi ose është vaksinuar me të paktën një dozë, ose është shëruar nga Covid-19 brenda gjashtë muajve të fundit, dhe ka dalë negativ në 48 orët e fundit.

Sipas dekretit të ri ligjor, stafi i shkollës dhe universitetit do të kenë nevojë për këtë dokument, dhe e njëjta gjë vlen edhe për studentët.

Të gjithë ata mësues që për pesë ditë rresht nuk e paraqesin pasaportën e vaksinimit do të pezullohen dhe nuk do të marrin pagën.

Pasaporta do të jetë e detyrueshme për fluturimet e brendshme, trenat dhe disa shërbime tragetesh që nga 1 shtatori.

Ministri i shëndetësisë Speranza tha se kjo gjë është kyç për të frenuar rritjen e rasteve të Covid-19, ndërsa u bëri thirrje italianëve të vazhdojnë të vaksinohen.

Top Channel