“E turpshme”/ Pas akuzave të qytetarëve, tërhiqet nga tregu reklama e famshme e kompanisë së çokollatave

06/08/2021 18:12

Kompania e çokollatave ‘Snickers’, në Spanjë ka tërhequr nga tregu një reklamë dhe ka kërkuar falje për çdo “keqkuptim që mund të jetë shkaktuar”, pasi filmimi 20-sekondësh u dënua gjerësisht si homofobik.

‘The Guardian’ shkruan se në këtë video ka marrë pjesë edhe një influencer spanjoll, Aless Gibaja, i cili i përket komunitetit LGBTQI, i cili urdhëron kamarierin që t’i sjellë një “lëng sexy portokalli”. Ndërsa shfaqet kjo skenë në një beach bar, një tjetër shok i tij që është në pritje për të dhënë porosinë shfaqet i habitur.

Kamarieri i përgjigjet duke i dhënë Gibajas një çokollatë Snickers dhe pas një kafshimi, Gibaja, transformohet në një djalë me zë të trashë dhe me mjekër.

Më pas skena vijon: “Më mirë?”, e pyet shoku. “Më mirë”, i përgjigjet burri ndërsa shkruhet: “Ju nuk jeni vetvetja kur jeni të uritur.”

Reklama u kritikua shumë pasi filloi të qarkullojë në internet këtë javë, me disa që bënë thirrje për bojkot të markës. Federata Shtetërore e Lezbikeve, Gay dhe Biseksualëve ishte ndër ata që e dënuan atë, duke thënë përmes një deklarate se ishte “e turpshme dhe për të ardhur keq që ka kompani që vazhdojnë të përjetësojnë stereotipet dhe promovojnë homofobinë”.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA