Kryeministri i vendit të Karaibeve Shën Vincenti dhe Grenadinet u godit me një objekt të enjten gjatë protestave të lidhura me COVID-19, ndërsa ka shkuar në Barbados për trajtim mjekësor, thanë zyrtarët.
Kryeministri Ralph Gonsalves po kalonte nëpër një grup prej rreth 200 protestuesish për të arritur në hyrje të Parlamentit kur ai u godit me diçka të fortë, ndoshta një gur, në kokë.
Një dëshmitar tha për Reuters, se kishte parë protestuesit duke hedhur shishe uji dhe gurë, ndërsa dëgjoi një person në turmë të bërtiste: “Dikush goditi në kokë kryeministrit!”
Imazhet e Reuters tregojnë se gjaku nga plaga e kokës së Gonsalves kishte njollosur këmishën e tij të bardhë , ndërsa një ndihmës i mbante një tufë letrash në kokë.
Gjatë një sesioni të Parlamentit në mbrëmje, Ministri i Financave Camillo Gonsalves tha se stafi mjekësor kishte rekomanduar që Kryeministri të fluturonte në Barbados për një skanim.
Incidenti ndodhi ndërsa Gonsalves, 74 vjeç, po kthehej në një seancë të Parlamentit ku ligjvënësit po diskutonin një reformë të shëndetit publik që do të kërkonte që shumica e punonjësve të vijës së parë të vaksinoheshin kundër koronavirusit.
Top Channel