Brazil, numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon shifrën 560 mijë

06/08/2021 11:35

Ka shkuar në mbi 560 mijë numri i personave që kanë humbur jetën në Brazil për shkak të koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 40.054 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 20.066.587 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave në 560.706 me 1.099 vdekje të reja.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 18.840.232.

Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve.

Qendra e tregtisë së Brazilit, rajoni Sao Paulo me 4.094.211 raste dhe 140.135 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.

Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve në vend vazhdon edhe pse deri më sot në vend mbi 146 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës për COVID-19.

Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti Jair Bolsonaro.

Bolsonaro është kritikuar shpesh për shkak të qëndrimeve të tij nënvlerësuese ndaj COVID-19 dhe qëndrimeve kritikuese ndaj masave të marra kundër pandemisë.

Senati i Brazilit më 27 prill formoi një komision për të hetuar qëndrimin për pandeminë të qeverisë Bolsonaro e cila ka ndryshuar katër ministra të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe nëse ajo ka mbajtur apo jo një qëndrim neglizhues kundër pandemisë. Shumë zyrtarë të shtetit, veçanërisht ish-ministrat e shëndetësisë, kanë dëshmuar në këtë komision.

Top Channel