Athinë/ Dy zjarrfikës përfundojnë në spital, iu përmbys makina. Vijon puna për shuarjen e flakëve

06/08/2021 16:24

Dy zjarrfikës janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pyrgos, pasi mjeti i punës u përmbys. Automjeti i zjarrfikësve u përmbys në zonën Koliri të Pyrgos, për shkak të tymit të madh që ishte në zonë.

Menjëherë pas kësaj, dy zjarrfikësit u dërguan në spitalin e qytetit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, një mjek në spitalin e Pyrgos, teksa foli për pacientët që kanë mbërritur në spital tha se “të moshuarit kanë ardhur në spitalin e Pirgos me probleme të frymëmarrjes, pasi kanë lënë shtëpitë e tyre, për shkak të evakuimeve”.

Ai shtoi se “të gjithë të moshuarit kishin kujdesin e nevojshëm nga stafi i spitalit dhe më pas u transferuan në një strukturë akomodimi në metropolin e Ilisë”.

Ndërkohë vatra zjarri aktive ka në disa zona të Athinës dhe si nga toka dhe nga ajri është duke u punuar për shuarjen e tyre.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA