“Antalya e vdekur”/ Çfarë ka mbetur pas zjarrit të pamëshirshëm në zonën turistike të Turqisë, pamjet me dron

06/08/2021 17:39

Zona e Manavgatdit në Antalya është kthyer në masiv gri hiri për shkak të zjarreve që prekën një pjesë të Turqisë.

Zjarri vijon prej nëntë ditësh në Antalya, ndërsa përpjekjet për të kontrolluar zjarrin në pyll, i cili filloi mesditën e 28 korrikut në 4 pika të ndryshme në Manavgat vazhdon.

Miliona pisha dhe fidanë të tjera u dëmtuan nga zjarri që preku shumë lagje.

Ndërsa zjarri vazhdoi efektin e tij në zonën e pjerrët shkëmbore, rreth 45 kilometra nga qendra e rrethit, zonat e djegura u xhiruan me një dron nga ajri.

U pa se vetëm disa zona dhe rrugë të pa ndriçuara mund të dalloheshin në zonën, e cila ishte e mbuluar me ngjyrë të zezë.

U panë gjithashtu djegie shtëpish në Qarkun Demirciler. U vu re se tokat në Kurculer Mahallesi, Demirciler Mahallesi u dogjën dhe disa vende nuk u prekën fare nga zjarri.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA