Zjarri vijon ‘punën’ i qetë në periferi të Athinës, largohen zjarrfikësit, e pamundur ndërhyrja gjatë natës

05/08/2021 20:24

Zjarri që ka përfshirë periferinë  e Athinës vazhdon të djegë qindra hektarë shkurre dhe pemë.

Gazetari i Top Channel vazhdon të raportojë nga Dhrosopiji, por përveç tij, aty nuk ka më punonjës zjarrfikës në zonë.

Terreni i vështirë dhe era që po përhap flakët, ka detyruar zjarrfikësit të ndërpresin punën.

Disa shtëpi u dogjën më herët në Dhrosopiji, mes tyre dhe ajo e një shqiptari nga Mirdita. Tymi ka mbuluar pothuajse gjithë Athinën, me zjarret që nuk ndalojnë në periferi të kryeqytetit grek.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda, në ajër të kondicionuar dhe të mos hapin dritaret. Pyjet që janë djegur konsideroheshin si ‘mushkëria e Athinës’.

Top Channel