Zjarri në Varibob të Greqisë/ Momente kur kafshët përpiqen t’i shpëtojnë flakëve (Pamje rrëqethëse)

05/08/2021 08:34

Pamjet që vijnë nga momenti i zjarreve në Varibob të Greqisë, ku tregojnë kafshët në luftë për t’i mbijetuar flakëve janë tronditëse.

Zjarrfikësit dhe qytetarë të thjeshtë arritën të shpëtonin dhjetëra kafshë. Fotoja e një vajze që përqafon kalin e saj në zjarr dhe zjarrfikësit që përpiqen t’i japin ujë një qeni, ndërsa një tjetër i fut këmbën në ujë për t’i qetësuar plagën e shkaktuar nga zjarri po bëjnë xhiron e rrjetit.

Pamje të tjera trishtuese janë imazhet e kuajve duke vrapuar  për t’i shpëtuar flakëve. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Greke të Kuajve, disa kuaj u transportuan me kamionë.

Shumë pronarë, me postimet e tyre në rrjetet sociale, po kërkojnë kafshët shtëpiake, ndërsa disa dashamirës të kafshëve që janë kujdesur për to, i publikojnë ato në internet, me shpresën se do të gjejnë përsëri familjen e tyre.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel