Zjarr në Bjeshkët e Nëmuna! Flakët kërcënojnë banesat dhe stanet

05/08/2021 19:21

Zjarri në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nëmuna” të Pejës ka arritur pranë staneve të banorëve.

Ahmet Nikqi nga fshati Shtupec i Madh tregon se për këtë ka larguar familjen pesë anëtarësh nga shtëpia para tre ditësh.

Ai vetë po qëndron afër shtëpisë në përpjekje për të bërë të pamundurën që të mos digjet, përkundër se flakët i janë afruar fare pranë.

Drejtori i parkut “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina tregon se deri tani mbi 100 hektarë janë përfshirë nga zjarri, përkundër se tash e dhjetë ditë në aksion janë zjarrfikësit, policia, FSK-ja e KFOR-i.

Dyshimet e para të autoriteteve janë se zjarri është ndezur nga dora e njeriut, megjithë këtë hetimet janë ende në fazën fillestare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA