Ministri: Zjarret s’janë vënë nën kontroll por flakët janë më pak agresive! Pritet nisja e punës së helikopterëve holandezë

05/08/2021 16:36

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshinë një prononcim për mediat nga zona e lumit të Vlorës është shprehur se situatat është më pozitive aktualisht krahasuar me disa orë më parë, pasi vatrat janë më pak agresive.

Sipas tij në zonën afër Parkut të Llogorasë, i cili rrezikon të përfshihet nga flakët po pritet që të krijohen kushte të favorshme për të dërguar trupa me helikopter.

Ai bën thirre që banorët të ndihmojnë në evakuimin e tyre, pasi disa rezitojnë për shkak të bagëtive apo tokës që kanë.

Peleshi u shpreh se pritet që të kemi ndihmë nga Zvicra dhe SHBA-ja me mjetet e tyre.

“Kam pasur një komunikim dhe situata është disi më ndryshe nuk po flasim për vënie nën kontroll, por vatrat janë më pak agresive sa para një ore. Është punuar me dy helikopterë. Tani po vijon punën një helikopter që furnizohet me ujë në fshatin Gumencisë. Ka pasur prekje banesash në fshatin Gjormë që nuk raportohet të ketë pasur banorë edhe në Gumenicë lart që ka shtëpi të vjetra. Po përpiqemi që flakët mos të shkojnë në fshatin Gumenicë poshtë, policia është aty. E  përsëris apelin tim për familjarët, për të afërmit e tyre të cilët kanë mundësi për të evakuuar njerëzit. Nuk ka raportime për lëndime. Dëme materiale ka, pemë bimësi shkurre është pjesa më e madhe. Kemi forca mjaftueshëm 40 efektivë nga Forcat e Armatosura, ka dy zjarrfikëse të specializuar, edhe nga bashkia Vlorë e ajon Selenicë. Aq forca sa janë dhe me punën e vijueshme do të arrijmë ta vëmë nën kontroll vatrën. Sot nuk mund të flitet për vënie nën kontroll sepse ka shumë erëra. Edhe në Llogora ka shumë erëra, jemi në luftë në frontin e kufirit me Parkun e Llogorasë.

30 forca kanë kaluar natën shumë pranë rrezikut. Sot është nisur një grup në këmbë drejt kufirit. Po presim që të krijohen kushte të favorshme për të dërguar trupa me helikopter aty. Nuk kemi mundur të bëjmë fluturime me kova me ujë se ka qenë e pamundur. Për momentin helikopteri po verifikon situatën dhe nëse do të jetë e nevojshme do të dërgojmë trupa. Duhet të punohet për të evakuuar edhe banorin e fundit. Banorët rezistojnë për të ikur, këtë punë duhet ta bëjë policia, jo ushtria. Sot rrezikohet më shumë se ditë tjetër ka disa zhvillime pozitive sepse nesër maksimumi pasnesër në mëngjes do të vijojë fluturimi i dy helikopterëve holandezë që kanë një kapacitet të madh. Kemi një ofrim bashkëpunimi nga shteti i Zvicrës. Kryeministri ka komunikuar në endet fqinje. Shtetet në rajon kanë situata më të vështira se ne dhe janë nën kapacitete. Edhe ambasada amerikane ka qenë e gatshme. Nuk mund të komunikoj akoma se kur, por di vetëm vullnetin e ambasadores në këtë aksion”, tha Peleshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA