Athina si në luftë/ Zjarrfikës, helikopterë dhe policë bashkë në përballje me flakët e pamëshirshme

05/08/2021 20:24

Periferia e Athinës është kthyer në një fushëbetejë lufte. Zjarrfikësit e policët në tokë po luftojnë me armikun aktual që po përpin shumë vende të botës, zjarret.

Flakët gjigante kanë shkatërruar çdo gjë, pemë, të mbjella, shtëpi. Vatra që përfshiu zonën e pyllëzuar përparoi me shpejtësi e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke dëmtuar edhe shtyllat e tensionit të lartë.

Zona e Dhrosopijit është shkrumbuar, ndërsa përpjekja nga toka dhe ajri nuk dha asnjë rezultat.

Top Channel