“Zhvillimi ekonomik, i qëndrueshëm”/ Guvernatori Sejko prezanton raportin 3 mujor të politikës monetare

04/08/2021 20:06

Guvernatori i Shqipërisë Gent Sejko prezantoi raportin tremujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Sejko u shpreh se zhvillimi ekonomik i vendit shfaqet i qëndrueshëm. Sipas tij inflacioni mbete ende nën objektiv edhe pse pati një rritje të fortë nga çmimi karburantit dhe artikujt ushqimorë.

Banka e Shqipërisë u shpreh Sejko do vazhdojë të stimulin monetar. Edhe pse ekonomia u rrit në tremujorin e parë pagat dhe punësimi mbeten të plogështa u shpreh guvernatori:

Sipas raportit, parashikimet tregojnë se rritja ekonomike do të vazhdojë. Goditjet që mund të vijnë nga pandemia mbeten ende një rrezik për ekonominë tonë u shpreh guvernatori në mbyllje të fjalës së tij.

Top Channel