Ukrainë/ Me granatën në dorë, burri kërcënon se do shpërthejë selinë e qeverisë (FOTOT)

04/08/2021 14:11

Një burrë kërcënoi se do të shpërthente një granatë në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev. Sipas policisë ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së sotme.  

Nuk është e qartë nëse kjo është një granatë e vërtetë”, tha një zëdhënës i policisë, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan zonën.

Një video e postuar në mediat sociale tregon një burrë në hyrje të ndërtesës, duke mbajtur një objekt në dorë, me të cilin kërcënonte se do ta shpërthente. Ai dëgjohet teksa thotë: “Unë nuk do të dal nga këtu i gjallë!”

Pak më vonë Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi se personi në fjalë ishte neutralizuar dhe arrestuar.

 

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA