“Trego që je shqiptar, pa ma thënë se je shqiptar”/ Dua Lipa publikon video duke kërcyer me këngë popullore

04/08/2021 13:41

Prej më shumë se një jave Dua Lipa, po shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Vazhdimisht  ajo ka publikuar në Instagram fotografi gjatë këtyre ditëve nga vizita e saj në shumë vende turistike të Shqipërisë.

Dua Lipa, në të njëjtën kohë po kënaqet me familjarët e saj nga Kosova, të cilët kishte kohë pa i takuar.

25-vjeçarja ka bërë një sërë postimesh në Instagram, ku ndër të tjerash ka hedhur një video, ku shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa mund të shihet me gotë mbi kokë, teksa vallëzon me shaminë në dorë.

“Më trego se je shqiptar, pa më treguar se je shqiptar”, shkroi Dua në mbishkrimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Fotografitë e tjera përfshijnë imazhe me të dashurin e saj, Anwar Hadid, si dhe me nënën e saj, Anesën, gjatë këtyre ditëve pushimi.

Vetëm një ditë më parë, Dua vizitoi edhe qytetin antik të Butrintit, duke ngelur e impresionuar nga gjurmët historike të qytetit të vjetër shqiptar.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel