Flamingot morën fitoren e parë me rezolutën e PE? Rama: U keqinformuan nga sorrat e korbat, amendamenti s’ka lidhje me Zvërnecin, por me Nartën
Pallatin Mbretëror të Britanisë së Madhe duket se nuk do kenë pushime nga skandalet, ndërsa po i ndjekin në çdo hap që hedhin.
Bashkëshorti i Princeshës Eugenias, Jack Brooksbank është fotografuar në Kapri të Italisë në një jaht luksoz në shoqërinë e tri vajzave.
Jack Brooksbank mesa duket po kalon disa ditë relaksi mes tre vajzave të bukura, për të cilat thotë se i ka mikesha.
Ato janë modelet e famshme me origjinë italiane, Rachel Zalis, Maria Buccellati dhe Erica Pelosini.
Në një prej fotove Brooksbank shihet ndërsa përqafohet me modelen Maria Buccellati kurse në një tjetër, pranë tij ndodhet Erica Pelosini e cila ishte duke marrë rreze dielli topless.
Top Channel