Në Shqipëri zjarret janë përhapur pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Kapacitetet e vendit për përballimin e situatës janë modeste, autoritetet shqiptare janë në bisedime për ardhjen e ndihmës nga BE.

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave Civile zjarret janë përhapur nga veriu në jug duke përfshirë pyje, kullota dhe prona private në 13 rrethe: Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan, Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë ku 9 vatra zjarri janë aktive.

Dëmet e deritanishme janë të mëdha. Zjarret shkaktuan të martën (03.08) edhe një viktimë: Andrea Haxhiaj, 64 vjeꞔ, banor në një fshat në Njësinë Administrative të Lunxhërisë, (qarku i Gjirokastrës) u gjend i pajetë në kopshtin pranë banesës, nga asfiksia në përpjekje për të shuar flakët që kishin përfshirë vreshtin e tij. Bashkëshortja e tij është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital; i plagosur është edhe një efektiv i Forcave të Armatosura bëjnë me dije burime nga Komiteti i Emergjencave Civile. Në Vlorë dhe Fier janë shkatërruar qindra hektarë me pyje, kullota e mijëra rrënjë ullinj. Banorët e 3 fshatrave në luginën e lumit Drino në Gjirokastër, janë evakuar nga forcat e Policisë dhe të Ushtrisë.

Peleshi: Situata serioze në Karaburun

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë publike e quajti situatën serioze sidomos në gadishullin e Karaburunit, (qarku i Vlorës) ku vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktive që prej tri ditësh dhe “ka marrë përmasa të rrezikshme, e ndihmuar nga era”, ka theksuar ai të marten.

Edhe në malet e fshatrave Tragjas dhe Dukat, po në qarkun e Vlorës, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Mbi 500 forca ushtarake dhe zjarrfikës ndodhen në gadishull dhe në këto dy fshatra, ku po përdoren edhe helikopterë për të shuar zjarret nga ajri. Por situata është vënë nën kontroll në pyjet me pisha të Parkut Kombëtar të Llogarisë dhe është evituar arritja e zjarrit në bazën ushtarake të Pashalimanit, bëjnë me dije burime zyrtare nga Agjencia e Mbrojtjes Civile. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një zjarr i madh ka përfshirë edhe pyjet e FushëArrëzit, në Pukë.

Kapacitetet e Shqipërisë në mjete për të përballuar një përhapje të tillë zjarresh pothuajse në të gjithë territorin e saj janë modeste. Përfshirja e të gjithë rajonit nga zjarret si pasojë e tempetaturave të larta të fundkorrikut dhe fillim gushtit vështirëson ardhjen e mbështetjes nga vendet fqinjë dhe partnere.

Türkei verheerende Waldbrände

Mbështeje nga BE, SHBA dhe rajoni

Burime zyrtare thanë për DW se autoritetet në Shqipëri kanë biseduar ndërkohë për të marrë mbështetje nga Mekanizmi i BE për Mbrojtjen Civile, i cili e mbështeti fuqimisht Shqipërinë në përballimin e zjarreve të verës 2017 me avionë zjarrfikës dhe harta satelitore Kopernikus, që ndihmojnë në identifikimin e vatrave të zjarrit dhe efikasitetin për t’i shuar ato. Presidenti Meta u bëri thirrje të martën autoriteteve “për t’i drejtur sa më parë kërkesën për ndihmë këtij mekanizmi dhe ꞔdo vendi partner që ka mundësi të ndihmojë”

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes deri tani janë bërë bisedime me qeveritë e Kosovës, Italisë dhe Kroacisë për mbështetje me mjete në vartësi nga zhvillimi i situatave të tyre, lidhur me zjarret.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,(SHBA) në Tiranë, në një reagim në median sociale për situatën e rëndë nga zjarret, vë në dukje se “SHBA kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqiperisë në kohë nevoje. Pajisjet e Forcave të Armatosura  për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurate prej 360 mijë dollarësh nga Komanda Europine e SHBA.”

Zjarre të qëllimshme, zjarrvënës të arrestuar

Situata e vështirë, që i duhet të përballojë Shqipërtisë, në një përhapje kaq të gjerë të zjarreve nuk është shkaktuar vetëm nga temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius. Policia në një njoftim zyrtar, bëri  me dije se arrestoi të martën tre persona, në qarkun e Vlorës dhe një në qarkun e Përmetit të dyshuar për zjarrvënie. Zv.Kryeministri, Erion Braꞔe në median sociale i quan madje të gjitha zjarret në territorin e Shqipërisë, “të qëllimshme dhe gjithë autorët e tyre ,kanë kryer krim dhe duhet të përgjigjen para ligjit.”/DW/

Top Channel