Një operacion i përbashkët i Gardës Civile, Policisë Kombëtare dhe Policisë Gjyqësore të Portugalisë ka urdhëruar arrestimin e tre personave me kombësi spanjolle në qytetin portugez të Vila-real si autorë të dyshuar të trafikut të drogës.
Ndër të arrestuarit është një grua 79-vjeçare, e identifikuar nga hetuesit si drejtuesja e dyshuar e rrjetit të trafikut të drogës. Pas dëshmisë së saj u arrestuan dhe të tjerët, dy burra të moshës 26 dhe 60 vjeç, banorë të Alicante dhe Blanes (Girona).
Anëtarët e grupit, të cilët kishin krijuar një kompani në Portugali për të justifikuar marrjen e kontejnerëve ku fshihnin drogën, vizituan Spanjën duke kërkuar grupe të tjera kriminale të interesuara në shitjen e mëvonshme të substancës narkotike por aty u zbuluan nga policia që i përgjonte prej kohësh.
Top Channel