100 ditët e qeverisë “Kurti”/ Opozita kërkon nisjen e vaksinimit masiv para shtatorit në Kosovë
03/08/2021 20:02
Raporti 100 ditësh i Qeverisë Kurti ka vënë në pah përplasjet kryesore të pozitës e opozitës.
Ndër temat e para ishte procesi i vaksinimit, për çka opozita kërkoi shtim të kapaciteteve për vaksinim masiv para muajit shtator.
Por, mendim tjetër ndajnë nga pozita, të cilët këtë proces e shohin si “storje suksesi”.
Pas vaksinimit, një pjesë të debatit e morën punësimet familjare të deputetëve në institucionet publike.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se të gjithë deputetët kanë të paktën një familjarë të punësuar.
Opozita poashtu kritikoi ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Liburn Aliu për tenderin e tiketave ngjitëse, duke e quajtur “hajni e pastër”.
Top Channel