Yanik, qenushi që u shpëtua nga flakët në Turqi/ Bëhet pjesë e zjarrfikësve dhe u jep zemër (Pamjet)

02/08/2021 19:16

Një qenush i vogël i quajtur Yanik, i cili u shpëtua nga një zjarr në rrethin Manavgat në provincën jugore të Turqisë, është bërë pjesë e ekipeve të shpëtimit që prej ditësh luftojnë  për të shpëtuar jetë nga flakët masive që vijojnë të djegin prej ditësh.

Njëri prej punonjësve tha se ai u zbulua kur ekipi po mundohej të shpëtonte një grua të moshuar në lagjen Gebeci.

Ai tha se ata e sollën qenin në Qendrën Rinore Manavgat, e cila shërben si qendër e koordinimit.

“Kur e sollëm në qendër ai ishte i rraskapitur dhe i lodhur. I dhamë ushqim dhe ujë, ai u shërua. Të rinjtë tanë këtu janë të interesuar për të. Ai duket më i shëndetshëm. Ai u bë maskota jonë këtu. Ne e quajtëm atë ‘Yanik’ sepse e gjetëm pranë flakëve”, shtoi ai.

Të rinjtë në qendrën vullnetare theksojnë se ai u jep zemër dhe ngre moralin e zjarrfikësve të cilët po luftojnë përditë me zjarrin.

Top Channel