![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/3a28ff-20240622-iowa-600_sd-800x450.jpg)
22/06 22:50
Vajza e këngëtarit të famshëm Fetty Wap ka ndërruar jetë në moshën katër vjeçare.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë nëna e vajzës, Turquoise Miami, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Ish e dashura e reperit, nëna e vajzës së vogël e konfirmoi këtë lajm tragjik me një postim prekës në rrjete sociale.
Vdekja ka hidhëruar familjen dhe miqtë e tij. Fetty Ëap ka edhe 5 fëmijë të tjerë me marrëdhëniet e tij të ndryshme.
Kujtojmë se në fund të vitit të shkuar reperi i famshëm dhe bashkëshortja e tij Leandra Gonzales, i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Top Channel