“Open cinema”/ Gjirokastër, shfaqen filmat më të mirë të të gjitha kohërave

02/08/2021 15:20

Në Gjirokastër është rikthyer eventi i radhës i “Open Cinema” Ngjarja që vjen për të tretin vit radhazi është çelur në odeonin e qytetit prej producentit dhe kineastit Skënder Jaçe.

Ai tha se magjia e kinemasë do të sjellë nostalgji, filma të shkëlqimit të kinemasë shqiptare para dhe pas viteve 90 por edhe disa filma të huaj. ‘Open Cinema’ këtë vit është një homazh për Kujtim Gjonaj që la gjurmë në historinë e filmit shqiptar me dokumentarët për Gjirokastrën.Gjithashtu eventi do të përkujtojë edhe kontributet e Petrit Rukës dhe regjisorëve e aktorëve që nuk jetojnë më.

Loena Bakuli drejtuese e turizmit në bashkinë e Gjirokastrës tha se eventi është mes ngjarjeve kryesore që bashkia mbështet përgjatë verës dhe po bëhet pjesë e kalendarit të natyrshëm kulturor të Gjirokastrës.

“Open Door” filmi që çeli eventin me regji nga Florenc Papas dhe producent Eno Milkanin ishte një shfaqje që u mirëprit veçanërisht në këtë event. Pjesë e Open Cinema këtë vit ishte edhe ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve si dhe këngëtarë, balerinë e grupe muzikore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA