Kosova nuk e pranoi nismën për Ballkanin e hapur. Zyrtarisht qeveria e kryeministrit Kurti e ka kundërshtuar projektin që u nënshkrua nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Në Kuvendin e Kosovës deputetët e vetëvendosjes dolën në krah të kryeministrit.
Ndërkohë që këtë të hënë para ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë është mbajtur një protestë simbolike kundër kësaj nisme. Protesta u organizua nga Organizata Lëvizja për Demokraci
“Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësitë tona ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiqin, kriminelin serb që ka bërë krime në Kosovë dhe ne ja kemi prezantuar të gjitha faktet, lidhjet e tij me Millosheviqin, dhe duke kundërshtuar nismën e tij për mini-shengenin ballkanik. E ardhmja jonë është me qenë kah Bashkimi Evropian dhe ShBA. Për neve është e pakuptimtë që të hyjmë në një mini-shengen ku është edhe Serbia, e cila na ka vrarë, na ka masakruar dhe ka kryer gjenocid mbi popullatën civile… Ne e kundërshtojmë edhe dialogun pa kërkuar falje Serbia ndaj Kosovës”.
Top Channel