Disa presin në radhë për vaksinën, të tjerë ‘freskohen me ujë’ në sheshin ‘Skëndërbej’ (FOTO)

02/08/2021 13:22

Që prej ditës së djeshme ka nisur muaji i hapur i vaksinimit antiCovid për moshat mbi 18 vjeç.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e shkrepura nga fotografi i LSA, qytetarë të interesuar për vaksinën presin në radhë, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit mësohet se janë kryer 4,154 vaksinime.

Ndërkaq, jemi në sezonin e verës dhe temperaturat këtë vit kanë qenë tepër të larta dhe shumë pranë tendave të vaksinimit shihen qytetarë që freskohen me ujë për ‘t’i bërë ballë’ të nxehtit.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel