Stela e Për’puthen +40 i ka dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë me Çimin, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj.

Lidhja e tyre nisi brenda emisionit për të vazhduar dhe jashtë po me sa duket çifti nuk e pati të gjatë! Ish-konkurrenti është ndarë nga 41-vjeçarja pa asnjë komunikim duke u zhdukur, e madje ka fshirë dhe fotot me të në Instagram.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel