Pamjet ekskluzive/ Nisja nga Bejruti për Tiranë i 19 grave dhe fëmijëve të shpëtuar nga Siria

01/08/2021 08:11

19 fëmijë dhe gra shqiptare të nxjerrë nga kampi Roj në Siri janë nisur nga aeroporti i Bejrutit për në Shqipëri me një charter të paguar nga qeveria shqiptare.

Në pamje duket se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa I dërguari Top Channel në Liban Muhamed Veliu bëri me dije se përpara nisjes nga Siria ata janë testuar për Covid19.

Në aeroportin e Libanit ishte për t’i pritur ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi.

“Sot është një ditë e mirë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të sjellë edhe shqiptarin e fundit nga Siria”, deklaroi ai për Top Channel.

Pas një qëndrimi disa orësh në Liban ata u nisën drejt Tiranës.

Top Channel disponon listën e plotë të 19 personave por për arsye etike dhe privacie ka vendosur mos t’i publikojë emrat e plotë.

Drejt Tiranës

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Gledis Nano drejtor i antiterrorit shqiptar dhe kolegun Indrit Doda.

Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel