Zjarri në Ksamil/ Mediat greke nxjerrin pamjet, duken flakët që nga ishulli i Korfuzit

30/07/2021 21:49

Mediat greke kanë bërë publike pamjet e zjarrit në Ksamil që duken nga ishulli i Korfuzit në Greqi.

Vatra e zjarrit u shfaq sot teksa tek kodra mbi Ksamil vijojnë të digjen shkurre, ullishte dhe drufrutore.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa pranë tij ndodhen edhe banesa. Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrolli pasi terreni është shumë i vështirë dhe kërkohet ndihmë me forca ushtarake.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel