Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës/ Me pranga në duar, momenti kur 32-vjeçari shoqërohet nga policia

30/07/2021 11:19

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi shpërndante kokainë të ndarë në doza.

Autori A. G., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë u arrestua në lagjen “24 Maji”.

Vlorë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sekuestrohet lënda narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:   A. G., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel