Rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid-19 në SHBA

30/07/2021 01:55

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 611.813, prej të cilëve 497 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.678.442, me 70.120 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,93 milionë raste të konfirmuara dhe 64.341 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 189,4 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,5 milionë dozën e dytë.

Top Channel