Në Rrëshen nuk ka më vende për t’u varrosur dhe ata që ndahen nga kjo jetë detyrohet ta blejnë vendin për varr te privati.

Por edhe para se të ikësh nga kjo botë duhet ta bësh mend mirë, pasi vendi në Rrëshen shitet plot 400 mijë lekë të vjetra. Bashkia nuk ka arritur të sigurojë vend tjetër për varrezat e qytetit pasi toka qe duan nuk është e regjistruar në hipotekë. Dhe ata që humbin në gjithë këtë histori janë banorët e Rrëshenit.

Fiksi iu drejtua këtij qyteti pas një denoncimi që mbërriti në redaksi që prej kohësh në Rrëshen nuk kishte më vende për varre dhe se ishin detyruar t’i blinin tek privati me një çmim të kripur. Në bazë të vendit edhe çmimi, i cili varion nga 200 mijë lekë të vjetra deri në 400 mijë lekë të vjetra.

Gazetarët kur mbërritën tek varrezat publike të Rrëshenit panë se ato ishin të mbyllura me kyç dhe gjetën vetëm një roje që u hapi derën me idenë se do të vizitonin ndonjë të afërmin e tyre. Kur gazetarët kërkuan një vend varri ai u pohoi se vende nuk ka, përveç se tek privati me lekë. Ai gjithashtu i drejtoi gazetarët e Fiksit të takonin administratorin në bashki për të marrë informacion më të plotë.

Gazetarja e Fiksit i drejtohet Bashkisë Rrëshen ku takon administratorin z.Kaçorri. Ai shprehet se kanë kohë që nuk kanë vende për varre dhe se fillimisht bashkia për një tokë për ta kthyer në varreza nuk kishte rënë dakord për çmimin me pronarin e tokës. Me pas përpjekja tjetër sipas z. Kaçorri ishte gjetja e një toke tjetër. Por kjo u ka hapur punë pasi toka nuk është e regjistruar në Hipotekë dhe kësaj të fundit sipas tij ia janë drejtuar me kërkesa, por që ende nuk është bërë asgjë. ” E vetmja mundësi tani për tani është ta blesh tek privati vendin për varr, ose të presësh” i pohon ai gazetares së Fiksit madje duke e ndihmuar edhe me nurat e administratorëve privat që shesin vende për varre.
Por në të tilla raste shtrohet pyetja; Kur vjen, a pret vdekja?

Biseda me administratorin e Bashkisë Rrëshen

Administratori i qytetit: Hajde. Si je?
Fiksi : Mirë. Unë isha pak te varrezat, nuk gjeta njeri aty. Ishte një patrullë policie dhe më drejtoi këtu për t’ju pyetur.
Administratori i qytetit: Po
Fiksi: Unë desha me fol në fakt me shefin e zyrës funerale të Rrëshenit. Atëherë unë dua një varr, një vend varri atje për gjyshin. Ne jetojmë në Tiranë. Gjyshi ka qenë banor këtu i fshatit Sheshaj dhe ma ka lënë amanet do me nejt këtu.
Administratori i qytetit: Pse tek varrezat e Sheshaj nuk bën? Shiko si është problemi,tek varrezat e qytetit…
Fiksi: Shkova unë, dhe ishte mbyllur.
Administratori i qytetit: Nuk ka më vend dhe vendet i shet privati vendet. Ne kemi në proçes që në dhjetor me bërë një vend të ri për varrezat e qytetit dhe do ti bëjmë te mbikalimi ka hapësirë plot, por duhet të regjistrohet toka. Kemi aplikuar që prej 6 muaj për ta regjistruar tek zyra e regjistrimit të pasurisë. Duhet nuk na e kanë siguruar regjistrimi, në mënyrë që ne të fillojmë rrethimin e fushës që të filloj proçesi i zhvendosjes dhe varret e reja do jen të spostuara atje.
Fiksi: Brënda territorit nuk ka fare, vetëm privat jashtë?
Administratori i qytetit: Vetëm privat jashtë.Privati jashtë e ka shumë shtrenjtë e mua më vjen shumë keq për të gjithë qytetarët që i drejtohen privatit.
Fiksi: Po nuk ka asnjë vend bashkia fare, fare?
Administratori i qytetit: Brënda për brënda të territorit të varrezave nuk ka, dhe ata për çdo vdekje e blejnë vendin për të bërë varrimin.
Fiksi: Po sa shkon një vend?
Administratori i qytetit: Për Zotin shkon 200-300-400.
Fiksi: Mijë lekë?
Administratori i qytetit:Po. Janë ata Vorfit, Vorfit nuk e di kush e ka atë hapsirën.
Fiksi: Po ku është, është ngjitur me murin ( e varrezave. )? Po si mund t’ja bëj të kontaktoj me këtë privatin?
Administratori i qytetit: Me këtë privatin?
Fiksi: Po, meqë muk ka vënde bashkia, unë dua ta prenotoj. .
Administratori i qytetit: Nëse bashkia arrin ta zgjidhi problemin, e gjen vendin atje, atje ka hapësirë, është më rrafsh atje ku duam të spostohemi te varrezat e reja.
Fiksi: Po deri sa të spostohet, deri sa të bëhet njerëzit ata që vdesin ku do shkojnë?
Administratori i qytetit: E kanë zvarritur këta të hipotekes se ata . duhet ta kishin regjistruar me kohë.
Fiksi: Dhe sidomos tani që ka qenë pandemia sa njerëz kanë vdekur dhe e kanë blerë.Nuk kam si të vihem në kontakt me ndonjë? Me atë qe administron varrezat, roje a kush është? Zyra e funeralit kush është?
Administratori i qytetit: Zyra e funaralit merret vetëm me proçesin e vëndit të varrimit. Shkon e përcakton ku do ta hapin varrin dhe vijnë ponëtorët të hapin varrin.
Fiksi: Po po, por janë të bashkisë ata, nuk është se janë private.
Administratori i qytetit: Është me sipërmarrje private.
Fiksi: Po privati ku e ka e ka afër me varrezat?
Punonjës i zyrës: Po
Fiksi: Ku ishte dera e varrezave ishte një derë tjetër ngjitur.
Administratori i qytetit: Ajo pjesa e privatit është bashkuar me varrezat e vjetra, janë lidhur ajo zona private me këtë se ka shkuar duke u shtuar.
Fiksi: Po a keni ndonjë numër, ndonjë ku të shkoj të flas?
Administratori i qytetit: Unë do të sugjeroja që.. gjyshi pastë jetën e gjatë nuk ka nevojë me e prenotu sepse nuk ngel kush pa varr.
Fiksi: Jo jo, nuk ngel njeri pa varr
Administratori i qytetit: Si të paguash lekët
Fiksi: Se po vdiq , ee si të paguash lekët.
Administratori i qytetit: Se nuk do ket vendin gjyshi këtu do ta ketë pak më lart, kjo është ndryshimi që mund të bësh sot ti. E prenoton një vend këtu poshtë ti, nëse nuk e prenoton do të spostohet pak më lart.
Fiksi: Gjithmonë te privati deri sa ta zgjidhi…..
Administratori i qytetit: Te privati deri sa ta zgjidhi ….
Fiksi: E sa shkonte the ti?..
Administratori i qytetit: Për zotin, njëri që e kishte bërë para nja dy ditësh 200 mijë lekë kishte pagu e kishte prenotuar edhe për të babës që është edhe punonjës i bashkisë ai.
Fiksi: A ta shet kështu me metër ai apo…?

FOTO GALERI
3/11

Top Channel