Protesta e mjekëve specializantë në Kosovë/ Kërkojnë që të paguhen, ndërsa spitali ua ndërpreu pagën

29/07/2021 18:25

Mjekët specializantë në klinikat e Kosovës po obligohen të punojnë kujdestari pa pagesë.

Sipas kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë , ata janë të obliguar t’i mbajnë vetëm dy kujdestari që mbulohen financiarisht, ndërsa kujdestaritë shtesë mbuloheshin nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i cili nga 1 korriku ka marrë vendim të mos i paguaj më.

Për këtë, ata u mblodhën të enjten për të protestuar.

Ata thonë se dëmi nuk është vetëm financiar por edhe profesional.

Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve tregon se ka pasur kërcënime se mos mbajtja e kujdestarisë mund t’u kushtoj me dëmtim në provim.

Gjatë kësaj proteste ata nuk doli për t’i takuar askush nga SHSKUK-ja apo ministria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA