Partizani bie edhe në “Elbasan Arena”, përfundon në turin e dytë aventura evropiane

29/07/2021 22:15

Partizani pësoi një tjetër disfatë ndaj Bazelit, teksa kësaj here u mund 0-2 në ‘’Elbasan Arena’’.

Ëndrrat e tifozëve të kuq u zbeh shumë që në aktin e parë ku kryeqytetasit u mposhtën në Zvicër me rezultatin e thellë 3-0 ndërsa u shua përfundimisht në aktin e dytë ku kryeqytetasit u mposhtën sërish, këtë herë në shifrat 0-2.

Zviceranët arritën të menaxhonin mjaft mirë rezultatin duke qenë të rrezikshëm pothuajse për pjesën më të madhe të takimit. Në minutën e 37-të të takimit, kapiteni Stoker kaloi në avantazh Bazelin pas një përgjumje në mbrojtjen e demave.

Me fillimin e pjesës së dytë, Bazeli shënoi sërish në minutën e 50-të me anë të Kuintilas i cili mposhti Alban Hoxhën me kokë. Partizani pati dy mundësi mjaft të mira me Zhunior, por sulmuesi ishte në ditë jo të mirë. Përfundon këtu udhëtimi në Europë për Partizanin, të cilët tani më do të hedhin sërish sytë nga përgatitjet për Superioren.

FOTO GALERI
9/40

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA