Festivali i pabesueshëm i gjarpërinjve nis celebrimet në Indi (foto-video)

29/07/2021 16:14

Skena sureale shiheshin dje në qytetet e krahinës indiane të Bihar ku qindra njerëz kishin dalë me gjarpërinj në qafë duke kërcyer e bërë paradë.

Shfaqjet e guximshme janë pjesë e festivalit të përvitshëm Hindu të gjarpërinjve të njohur ndryshe si Nag Panchami.

Festivali celebrohet në ditën e pestë pas hënës së plotë në muajin e shenjtë të Shraavana në shumicën e Indisë. Nag, siç quhet ndryshe kobra indiane, konsiderohet si kafshë e shenjtë si në fenë Hindu ashtu dhe në budizëm e jainizëm.

India njihet për festivalet dhe panairet e saj unike si Thaipusam, Holi, Karni Mata për adhurimin e pemëve, lumenjve apo kafshëve të shenjta si lopa, elefanti e gjarpri.

Festivali gjarprinjve mbahet në nder të Zotit Gjarpër, ose ndryshe Naag Devta gjatë të cilit njerëzit adhurojnë gjarpërinjtë duke u ofruar qumësht kobrave indiane.

Lord Shiva është i vetmi zot indian që mban një kobra rreth qafës.

FOTO GALERI
1/7
Kobra indiane, konsiderohet si kafshë e shenjtë

Top Channel