Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë po zhvillohet gjykimi i çështjes penale me të pandehur Becheti dhe të tjerë.
Ndërsa seancat gjyqësore vazhdojnë prej disa kohesh, pas dorëheqjes se dy prokurorëve, akuza e Tiranes përfaqësohet në gjykim nga prokuroret Elizabeta Imeraj dhe Mirela Zavalani.
Në kushtet në të cilat, mbi shtetin shqiptar është ngarkuar një gjobë e madhe nga Gjykata e Arbitrazhit, gjykimi penal dhe vërtetimi i fajësisë do ishte shumë i rëndësishëm.
Burime nga prokuroria thanë për Top Chanel se akuza ndihet e plotë në provat e administruara dhe nga puna e kolegëve që e kanë patur si çështje.
Zgjatja në kohë e këtij procesi dhe ndërrimi i prokurorëve duket se ka bërë shkak që Drejtuesja e Prokurorisë të përfaqësojë vetë në gjykim këtë çështje.
Kujtojmë qe Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Bechetit vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit.
Po ashtu nga burimet mësohet se institucionet shqiptare po bashkëveprojnë me qëllim gjetjen e rrugës procedurale për kërkimin e të drejtës së shtetit shqiptar.
Një takim i zhvilluar mes përfaqësuesve të prokurorisë dhe përfaqësuesve të Avokaturës së Shtetit bën një tjetër hap të hedhur në drejtim të qëllimit kryesor.
Top Channel