Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 6.6 milionë

29/07/2021 22:30

Në Afrikë janë regjistruar mbi 6.6 milionë raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometers” numri i viktimave nga COVID-19 në kontinent është 167.599 ndërsa numri i rasteve shkoi në 6.642.631 ndërkohë numri i të shëruarve arriti në 5.807.091.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Libi. Ndërkohë, shifra më e lartë e vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

– Shkalla e vaksinimit kundër COVID-19 është e ulët

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), shkalla e të vaksinuarve kundër virusit në kontinent, ku jetojnë afërsisht 1.3 miliardë njerëz, është vetëm 1.39 për qind.

Duke vaksinuar 26 për qind të popullatës, Maroku u bë vendi me më shumë vaksinime në Afrikë.

Top Channel