Vllaznia do të luajë këtë të enjte ndeshjen e kthimit ndaj Limassol në Conference Leagule me skuadrën shkodrane që do të kërkojë të bëjë historinë e të kualifikohet për herë të parë në turin e tretë të një kompeticioni evropian.
Për trajnerin Thomas Brdaric, bëhet fjalë për një sfidë interesante me Vllazninë që do të bëjë gjithçka mundet për të kaluar këtë raund
“Është një sfidë e bukur për ne. Duam ta arrijmë këtë synim, është shumë interesante, por ajo që mund të them është se kemi shumë energji dhe jemi krenarë, mendoj se edhe e gjithë Shkodra duhet të jetë krenare për një skuadër që ka fituar mundësinë për të luajtur këto kualifikuese në Conference League dhe do të bëjmë gjithcka mundemi”, tha Brdaric.
Përsa i përket ndeshjes me Limassolin, Brdaric tha beson se skuadra mund ta kalojë dhe shtoi se tifozwt nw stadium mund ta ndihmojnw
“Besoj në mënyrë absolute se mund të fitojmë. Mos harroni edhe udhëtimin tonë në ndeshjen e parë në Qipro. Por tani është një situatë krejt tjetër. Duhet të harrojmë atë cfarë ndodhi në Qipro. Duhet të mendojmë vetëm për gjërat thelbësore, si duhet të luajmë sërish dhe mendoj se i kemi disa zgjidhje. Jam i bindur se tifozët që do të jenë të shumtë do të na ndihmojnë që ne të fitojmë e të kalojmë në raundin tjetër”, u shpreh trajneri.
Ndërsa Liridon Latifi theksoi se Vllaznia mund të kalojë në raundin e tretë kualifikues, por ndaj Limassolit duhet të tregohet e kujdesshme
Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit me Limassolin në mbrëmjen e së enjtes në Loro Borici të Shkodrës, me skuadrën e Brdaric që do tentojë të përmbysë humbjen 1-0 të sfidës së pare.
Top Channel