Veliu pret delegacionin e EUROPOL/ Forcim të marrëdhënieve në luftën ndaj krimit

28/07/2021 12:23

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në një takim pune, delegacionin e EUROPOL-it të kryesuar nga z. Andzejus Roginskis dhe z. Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar në EUROPOL.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, duke u shtrirë në pjesëmarrje të Policisë së Shtetit në veprime operacionale në raste të krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Drejtor Veliu ka falënderuar z. Roginskis dhe z. Garbini, për mbështetjen që po i jepet Policisë së Shtetit nga EUROPOL-i dhe për besimin për ta përfshirë Policinë e Shtetit në operacione të nivelit të lartë, duke theksuar se vitet e fundit Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë dhe është partnere e barabartë me homologët, duke shfaqur vendosmëri, përkushtim e profesionalizëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Përfaqësuesit e EUROPOL kanë vlerësuar rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shtetit dhe kanë theksuar rëndësinë e implementimit të Projektit të Analizës COPPER, si dhe forcimin e bashkëpunimit akoma më shumë mes EUROPOL-it dhe Policisë së Shtetit.

Më pas, delegacioni është takuar me përfaqësuesit e strukturave homologe të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA