U shkarkua nga detyra prej problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e krimeve të rënda Luan Hasneziri

28/07/2021 18:59
HASNEZIRI NUK KALON VETING/r/n/r/n

KPA ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për gjyqtarin e krimeve të rënda, Luan Hasneziri.

KPK e kishte shkarkuar nga detyra sepse iu gjetën probleme me pasurinë dhe nuk kishte deklaruar revokimin e vizës amerikane.

Trupa gjykuese e KPA, e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri.

2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA.

Top Channel