Gjysma e anijeve të mëdha luftarake të Britanisë janë jashtë shërbimit për riparime.
Aktualisht, nga 18 fregata dhe shkatërrues në flotën e Marinës Mbretërore vetëm nëntë janë në gjendje pune ndërsa pjesa tjetër janë në porte thonë mediat vendase. Ish shefi i marines, admirali Lord West i Spithead e quajti këtë “një turp kombëtar.
“Anijet e reja nuk po ndërtohen me shpejtësi të mjaftueshme, dhe nuk ka pasur para sa duhet nga riparimet”, tha ai, duke shtuar se vetëm njëri prej destrojerëve 1 miliardë paundësh, HMS Defender, është aktualisht në det. Ky destrojer po shoqëron Carrier Strike Group në udhëtimin e tij të parë botëror. Luftanijes simotër, HMS Diamond iu desh ta braktiste grupin prej 10 anijesh pas problemeve që pati gjatë lundrimit në Mesdhe e tani është tërhequr në një port të Italisë.
Luftanijet e tjera të tipit 45, HMS Daring, HMS Duncan dhe HMS Dragon, po i nënshtrohen mirëmbajtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Nga 12 fregata të tipit 23 vetëm tetë janë klasifikuar “të disponueshme në mënyrë operative”.
Top Channel