Trupat e pajetë të dhjetë mërgimtarëve kosovarë u sollën në vendlindje të mërkurën.
Për t’i nderuar ata, në kufirin e Vërmicës dolën edhe qytetarë të cilët pritën me orë të gjata për t’u dhuruar lule.
Në mesin e tyre kishte dhe mërgimtarë.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, prej nga janë dy viktimat, Anjeza Bellanica 18 vjeç dhe Kujtim Kastrati 40 vjeç.
Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës u dërguan në morgun e Prizrenit, për t’ju dorëzuar më pas familjarëve.
Komuna që pësoi më së shumti nga ky aksident ishte Gjakova.
Varrimi i Valentina Binakaj 45 vjeçe dhe vajzës së saj Erlindës 18 vjeçe nga Gjakova u bë në ora 19, në varrezat e qytetit.
Në po të njëjtën orë u varros edhe për shoferin e autobusit Naser Sylmetaj në varrezat e fshatit Gërçinë të Gjakovës.
Anjeza Bellanica nga Rahoveci në ora 19 po ashtu, ndërsa bashkëvendësi i saj Kujtim Kastrati në ora 18. Ahmet Hoxha nga Prizreni në ora 16 dhe Sevdail Rrustemi nga Podujeva në ora 18.
Top Channel