Fatos Tushe mbetet në burg/ U arrestua për korrupsion. Kërkoi lirinë për shkak të shëndetit

28/07/2021 15:20

Disa mbështetës të ish-kryebashkiakut të Lushnjes pritën me orë të tëra jashtë gjykatës së Posaçme për një vendim që do ta nxirrte atë nga burgu.

Por SPAK këmbënguli se ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe duhet të qëndrojë nën arrest me burg pasi mes te tjerash ka rrezik që ai mund të ndikoje tek provat dhe Apeli nuk e ndryshoi masën .

Mbas katër orësh seancë me dyer të mbyllura , ndonëse Tushe këmbenguli se nuk ka kryer asnjë krim dhe se është sëmurë , së bashku me Tushen që akuzohet për shpërdorim detyre u lanë në fuqi masat e mëparshme edhe për 10 të tjerët.

Shtatë nga ish-zyrtarët mes tyre edhe ish-drejtori i ndërmarrjes publike të bashkisë Flamur Peqini mbeten në burg ku përfshihen dhe biznesmenit Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Katër të tjerë mbetën në arrest shtëpiak . Murati dhe Lami dyshohet se u favorizuan gjatë garës për tender që u fitua nga euro alb dhe që për vlerën e 24 milionë lekëve do të rehabilitonte një kanal vaditës në Bitaj .

Teksa hetimi konstaton se si u shkel barazia në tender nga komisioni i vlerësimit të ofertës dhe njësisë së prokurimeve, SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku e shpërdoroi detyrën në 3 raste. Duke zgjedhur miqësinë zyrtari lokal influencoi që tenderin ta fitonte Bujar Muarati, edhe pse nga përgjimet zbuluan që punimet i kreu miku i kryebashkiakut Ibrahim Lami.

Mes bisedave të shumta , në një rast Lamit i kërkohet që të ndërhyjë në një provim mjekësie që e kishte vajza e kryebashkiakut.

Rasti i dyte e nxjerr Fatos Tushen dhe disa vartës të tij si keqmenaxhues të karburantit që ndonëse ishte pronë e ndërmarrjes , shpërdorohej për fëmijët e miqve.

Shpërdorimi i tretë interceptohet një telefonate në të cilën një banor i kërkon ndihmë kryebashkiakut mbasi i kishin pezulluar punimet e shtëpisë dhe ai komenton: thuaji fola me shefin.

Top Channel