Vrasja e shokut nga loja me pistoletë/ Ish i dashuri i reperes shqiptare pret  Marius Demën: Shyqyr dole shnosh vëlla (FOTO)

27/07/2021 22:36

Blerim Hoti, i njohur ndryshe si Lim Hoti ka pritur 28-vjecarin Marius Dema, i cili u lirua sot nga burgu, ku qëndronte si autor i vrasjes së shokut të tyre Mehmet Qema.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë: “Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla”.

“Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema. Kujtojmë se Lim Hoti njihet edhe për marrëdhënien e ngushtë me reperin Stresi dhe për historinë e dashurisë me reperen Baby G.

Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Marius Demën, i cili është lënë në masën “arrest shtëpie”, gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj pas krimit të rëndë.

Apeli ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Demën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke i dhuruar lirinë të riut që i mori jetën shokut të tij, Mehmet Qema, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 majit të këtij viti.

Si ndodhi vrasja

Pak para se të humbte jetën, 27-vjeçari Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marius Dema që të largojë armën.

Por 28-vjeçari vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, deklaroi para prokurorisë 28-vjeçari.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA