Ti Raporton/ Çmenduri në autostradën Milano-Bologna. Makinat radhë kilometrike në rrugë, të shkatërruara nga breshëri

27/07/2021 15:44

Këto pamje erdhën në Ti Raporton në Top Channel, nga një qytetar nga Italia i cili tregon dëmin e madh që ka shkaktuar breshëri atje.

Pamjet në video tregojnë se si në autostradën Milano Bologna, makinat kanë ndaluar të gjitha pas breshërit shkatërrues.

Ato janë të gjitha të dëmtuara, ndërsa qytetari thotë se ka dhe ambulanca pasi ka dhe njerëz të lënduar nga kjo gjë.

“Autostrada Milano Bologna, makina të shkatërruara të gjitha të ndaluara, dhe me parakolpin dhe xhamin e shkatërruar, ka ardhur dhe ambulanca se ka dhe të lënduar,. Uën shpëtova ‘për një qime’ arrita 5 min pasi mbaroi e gjitha, të gjitha makinat që sheh janë të shkatërruara, çmenduri”, thotë qytetari në vide.

Top Channel