Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe në lagjen “Gurra” , Lezhë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 25 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Top Channel