Fluturim në orët e natës. Në bordin e avionit nga Buenos Airesi për në Berlin ndodhet psikiatri i mirënjohur Mats Kryger.
I mbushur plot gëzim, sepse shumë shpejt do të shohë sërish të bijën, shtatzënë në muajin e nëntë. Mirëpo që pa u nisur mirë avioni, ai e gjen veten në situatën më të tmerrshme të jetës së tij. Merr një telefonatë nga një i panjohur, i cili i thotë që në avion me të ndodhet edhe një ish-pacient i tij. Dikush, të cilin Matsi dikur e ka çliruar nga fantazitë vrasëse e të dhunshme. Dhe të cilin tanimë ai duhet bindë që të çojë drejt vdekjes veten dhe mbi 600 pasagjerët në bord. Nëse Matsi nuk e bën këtë gjë, po atë natë e bija do të vdesë…
Trilleri, i cili luan me të gjitha frikërat tona më të qenësishme.
“…Nuk këshillohet për njerëz që kanë frikë nga fluturimi”.
Gazeta “Potshamer Nedeate Nachrichten”.
Të dhëna për librin:
Titulli: Frikë nga fluturimi 7A
Origjinali: Siege 7A
Gjinia: Thriller
Autori: Sebastian Fitzek
Shqipëroi: Marzela Çelanji
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2021
Fq. 370
Top Channel