Një banesë në katin e tretë të një pallati, pranë Shkëmbit të Kavajës, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e flakëve, janë djegur mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake, por fatmirësisht në banesë nuk kishte banorë.
Shkak paraprak i zjarrit, dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.07.2021, në orën 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brenda. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Top Channel