“Më zuri gjumi”/ I prangosur dhe me këmishën me gjak, merret në pyetje shoferi që shkaktoi tragjedinë me 10 të vdekur (FOTO)

26/07/2021 17:24

Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Sllovanski Brod në Kroaci është marrë në pyetje ditën e sotme në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.

Në pamje duket se si 52-vjeçari me origjinë nga Kosova shoqërohet nga dy efektivë teksa i ka duart e prangosur dhe këmishën me njolla gjaku. Ai mbante edhe një maskë anti-Covid ndërsa ecte me kokën ulur.

52-vjeçari pranoi në polici se e zuri gjumi pas timonit, por në prokurori vendosi të mbrohej me heshtje. Ditën e nesërme në orën 9 të mëngjesit pritet të jepet vendimi ndaj tij pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale të aksidentit rrugor me pasojë vdekjen.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Bajram Rexhepi, deklaroi këtë mëngjes se Kosova nuk do të kërkojë ekstradimin e shoferit.

Bazuar te ligjet vendase, vepra penale në fjalë, pra shkaktimi i një aksidenti rrugor, dënimi maksimal është deri në 15 vite burg, mirëpo nuk dihet nëse do jetë më e rëndë për shoferin, pasi ky aksident ishte me pasojë vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Si ndodhi aksidenti

Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve humbi jetën.

10 jetët mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë  shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë;  Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë;  Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe  Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA