Damian Leka 39 vjeç është aksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Golemit ku 39-vjeçari i cili nuk e ka njërën nga këmbët, me protezë po lëvizte me biçikletë ku një automjet tip audi e ka goditur me pasqyrën anësore duke e ngritur në ajër.
Si pasojë e këtij aksidenti 39-vjeçari Leka ka marrë dëmtime të rënda në trup ku veç të tjerave ka thyer dhe këmbën tjetër.
Sipas informacioneve të marra nga spitali i Lushnjës gjendja e tij deri në këto momente paraqitet e stabilizuar.
Policia e cila erdhi në vendngjarje nisi hetimet për të zbardhur shkakun e vërtetë të këtij aksidenti.
Nga hetimet e para dyshohet se 39 vjeçari Leka ka që duke ecur në mënyrë zig zag me biçikletë ku me gjithë manovrën e drejtuesit të mjetit nuk ka arritur ta shmangë përplasjen.
Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit për hetime të mëtejshme.
Top Channel