Iran/ Në natën e nëntë të kryengritjes, të rinjtë e rebeluar në Susangerd dhe Ahvaz Rezistojnë ndaj forcave represive

25/07/2021 18:46

Nëntë ditë pas fillimit të kryengritjes së banorëve të guximshëm të Khuzestan, pavarësisht masave represive të sigurisë, vazhdojnë ende demonstratat dhe përplasjet me Gardën Revolucionare dhe Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF). Të rinjtë e rebeluar në Ahvaz morën nën kontroll qendrën e qytetit duke djegur goma makinash e duke shkaktuar bllokim trafiku në rrugën Dayereh.

Në Susangerd, regjimi klerikal bllokoi rrugët kryesore të qytetit me mure betoni, si dhe e ndërpreu plotësisht elektricitetin dhe internetin për të parandaluar demonstrata e tubime. Megjithatë, të rinjtë u përplasën me Gardën Revolucionare dhe me SSF deri natën vonë. Zhurma e të shtënave të forcave represive mund të dëgjohej në mbarë qytetin.

Në Izeh, forcat e regjimit vendosën një regjim të padeklaruar ushtarak dhe shtetrrethim për të parandaluar tubimet e njerëzve. Nga frika e shpërthimit të një kryengritjeje, regjimi klerikal i mbushi rrugët me forca represive dhe, duke përdorur altoparlantë, u bëri thirrje pronarëve të dyqaneve që t’i mbyllnin dyqanet përpara se të errësohej, si dhe i paralajmëroi banorët që ta ndalonin lëvizjen. Varrimi i një prej dëshmorëve të kryengritjes, Hadi Bahmani, u kthye në një demonstratë kundër regjimit dje. Njerëzit thërrisnin: “Vdekje Khamenei-t.”

Gjithashtu, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën e Ahvazit që rrethon qytetin. Në distriktin Shoaibiyeh të Shooshtar, të rinjtë e bllokuan autostradën duke ndezur zjarre në rrugë për të mos lejuar hyrjen e përforcimeve. Në Robat Karim (Teheran), një turmë e madhe u mblodh për të shprehur mbështetje për kryengritjen e Khuzestanit. Të rinjtë e guximshëm të Qazvin e shprehën solidaritetin e tyre duke ndezur zjarre në autostradën Qazvin-Teheran. Në Yazd, të rinjtë e Khuzestanit që banojnë në distriktin Meybod u derdhën nëpër rrugë duke thirrur me sllogane anti-regjim. Të rinjtë trima të Saveh bllokuan rrugën e Saveh duke vendosur barriera të mëdha betoni. Në Ilam, njerëzit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr.

Natën e së enjtes në Aligudarz, përplasjet mes SSF dhe banorëve vazhduan deri rreth orës 4:00 të mëngjesit. Si përgjigje ndaj të shtënave pa diskriminim të forcave SSf dhe IRGC, të rinjtë e rebeluar morën nën kontroll stacionin e policisë në Hemmatabad (nr. 12) për pak orë. Disa demonstrues u vranë e u plagosën kur SSF dhe Garda Revolucionare hapën zjarr. Garda revolucionare ka arrestuar mbi 100 protestues.

Zonja Maryam Rajavi ka thënë se kjo kryengritje, e cila nisi nga rinia trime e Khuzistanit nëntë ditë më parë, është përhapur tashmë edhe në Lorestan, Teheran, Bushehr, Isfahan, e zona të tjera. Dëshmorët e këtyre kryengritjeve nga Ahvaz, Izeh, Aligudarz, e qytete të tjera reflektojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur fashizmin fetar dhe për të vendosur demokracinë e sundimin e popullit. Sakrifica e tyre është si një pishtar për lirinë e Iranit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA