Emri-detajet/ Në kërkim për vrasje të dyfishtë, plagoset 52-vjeçari gjatë operacionit të policisë për arrestimin e tij

25/07/2021 09:10

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër.

Raportohet se i plagosur ka mbetur 52-vjeçari Ardian Narkaj, i cili ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.

Mësohet se Narkaj ishte në kërkim nga policia për një vrasje të dyfishtë. Ai është plagosur  gjatë aksionit për arrestimin e tij, pasi ka kundërshtuar forcat e policisë dhe pas shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

 

Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbeti Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa një tjetër i kërkuar është edhe Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.

Narkaj u dënua nga Gjykata e Apelit Shkodër me 4 vite e 10 muaj burg, pasi u shpall fajtor vetëm për vrasjen e Gjergj Shotës. Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke kthyer për rishqyrtim në vitin 2015 çështjen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA