Sulmohet nga ariu për një javë, shpëtohet 1 burrë në Alaskë

24/07/2021 03:13

Një burrë është shpëtuar në Alaskë pasi u një ari e kishte sulmuar për një javë.

Zyrtarë të gardës së brigjeve amerikane kishin marrë sinjal për ndihmë (SOS) në çatinë e një kasolleje dhe kishin vënë re një burrë që lëvizte duart e tij duke kërkuar ndihmë. Burri i tha zyrtarëve që ishte sulmuar nga një ari dhe nuk kishte fjetur për ditë pasi ariu vinte shpesh në kampin e tij, shkruan BBC.

Mësohet se ai u gjet me mavijosje në gjoks dhe me një këmbë të lënduar të cilën ai e kishte lidhur.

Ekuipazhi i helikopterit po fluturonte më një grup shkencëtarësh për një mision kërkimi në botën e egër kur ata ndryshuan kurs nga moti. Kjo është një ditë me fat për burrin që u shpëtua.

Top Channel